EKONOMI

Artikull

OECD pret që inflacioni në Bullgari të ngadalësohet nga 9.5% në 3.0% në vitin 2024

Enjte, 2 Maj 2024, 14:34

OECD pret që inflacioni në Bullgari të ngadalësohet nga 9.5% në 3.0% në vitin 2024

FOTO: BNR - arkiv

Madhësia e shkronjave

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike të Bullgarisë nga 1.8% në 2023 në 2.5% në 2024 dhe në 2.9% në 2025, sepse investimet e qeverisë po rriten, së bashku me fondet e BE-së. Organizata pret që inflacioni në Bullgari të ngadalësohet nga 9.5% në 2023 në 3.0% në 2024, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve globale të ushqimeve dhe energjisë. Megjithatë, rritja e lartë e pagave është një pengesë për një ulje më të shpejtë të inflacionit, vëren OECD. Nga aty theksojnë se pasiguria e vazhdueshme politike i vë në rrezik reformat dhe investimet e planifikuara në vend. Vështirësitë dhe vonesat në zbatimin e reformave të nevojshme për sigurimin e fondeve nga BE rrezikojnë të zvogëlojnë sasinë e fondeve evropiane dhe investimeш shtesë, paralajmëron OECD.