Artikull
Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025
Enjte 2 Maj 2024 15:11
Enjte, 2 Maj 2024, 15:11
Dimitër Gllavçev
FOTO: gov.bg
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së Matthias Cormann. Të dy folën në kuadrin e Takimit të Këshillit Ministror të OECD në Paris. Nga biseda u bë e qartë se horizonti për pranimin e vendit tonë është fundi i vitit të ardhshëm 2025. Janë pranuar gjithsej 31 raporte të komiteteve të OECD-së për Bullgarinë, kanë mbetur akoma 26 të tjera. Kryeministri tregoi se Bullgaria është e gatshme për negociata intensive.
Publikoi / Publikuan: БНР екип