Artikull
Parashikimi i motit për 3 majin 2024
Mot i ftohtë dhe me reshje Të Premten e Madhe
Enjte 2 Maj 2024 16:35
Enjte, 2 Maj 2024, 16:35
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa të premten në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, pasdite nga perëndimi dhe me të, temperaturat e ditës do të pësojnë rënie. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje – rreth 11°, ndërsa maksimalet – ndërmjet 13° dhe 18°, në Sofje – rreth 13°.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët, me erë dhe reshje shiu, mbi 2000 m - borë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme, të shoqëruara me shtrëngata dhe me përforcim të përkohshëm të erës. Në majat do të ketë kushte stuhie. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 4°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu vende-vende të konsiderueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, e cila në mbrëmje do të kthehet nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 15°-17°, kurse uji i detit është 14°-15°.