LAJME

Artikull

“Reporterët pa kufij”: Bullgaria u ngjit në vendin e 59-të për sa i përket lirisë së medias

Premte, 3 Maj 2024, 06:46

“Reporterët pa kufij”: Bullgaria u ngjit në vendin e 59-të për sa i përket lirisë së medias

FOTO: rsf.org

Madhësia e shkronjave

Bullgaria u ngjit me 12 pozicione në vendin e 59-të në renditjen vjetore të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias për vitin 2024, publikuar me rastin e 3 majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vendi ynë përmirëson ndjeshëm pozicionin e tij në vlerësimin global, ku përfshihen 180 vende. Megjithatë, ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku ngjitet vetëm një pozicion në vendin e 23-të. Pasohet vetëm nga Hungaria, Qiproja, Malta dhe Greqia. Sipas organizatës, performanca më e mirë e vendit tonë në vitin 2023 është kryesisht për faktin se në vitin e kaluar qeveria me kryeministrin Nikollaj Denkov ka treguar gatishmëri për reforma në mjedisin mediatik.
Pavarësisht progresit, Organizata “Reporterët pa Kufij” vëren se treguesit e Bullgarisë në fushën e politikës, ekonomisë dhe sigurisë mbeten relativisht të ulëta.