LAJME

Artikull

Blloku 5 i Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për t'u furnizuar me karburant bërthamor amerikan

Premte, 3 Maj 2024, 08:13

Blloku 5 i Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për t'u furnizuar me karburant bërthamor amerikan

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Më 5 maj, njësia e pestë e centralit të vetëm bërthamor bullgar “Kozlloduj” do të mbyllet për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor amerikan. Në përputhje me programin e diversifikimit të Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj”, fishekët e tipit RWFA të prodhuara nga Westinghouse do të ngarkohen në reaktorin e njësisë, pas marrjes së lejes nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, njoftojnë nga uzina. Sasia e fishekëve të rinj të kërkuar për rimbushjen e parë u dorëzua në central më 20 prill. Një e katërta e fishekëve në reaktor zëvendësohen gjatë çdo mbushjeje me karburant gjatë riparimeve të planifikuara vjetore, kështu që procesi i kalimit me faza në karburantin e ri bërthamor do të zgjasë 4 vjet.
Njësia e gjashtë vazhdon punën.