LAJME

Artikull

Ditë e pafavorshme për turizmin malor

Shtunë, 4 Maj 2024, 08:36

Ditë e pafavorshme për turizmin malor

FOTO: Bozhidar Çollakov, BNR - Kërxhali

Madhësia e shkronjave

Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor.
Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi nivelin e detit, mbulesa e borës arrin 5-10 cm.
Sipas parashikimit të motit të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë sot në zonat malore do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, vende-vende të konsiderueshme dhe me bubullima, e mbi 1800 m me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 8°, në 2000 m - rreth 3°.