SPORT

Artikull

Stilijana Nikollova fitoi Kupën Evropiane në Baku

Shtunë, 4 Maj 2024, 12:41

Stilijana Nikollova

Stilijana Nikollova

FOTO: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Madhësia e shkronjave

Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në Kupën e parë Evropiane të Gjimnastikës Ritmike të mbajtur në Baku. Borjana Kalejn mbeti e katërta pas pasaktësive në kombinimin me shirit.
Gara zhvillohet sipas rregullave të reja, sipas të cilave gjimnastet përballen në ndeshje direkte.
Në vendin e dytë u rendit italianja Sofia Raffaelli dhe e treta është Daria Atamanov nga Izraeli.
Më herët sot, ansambli ynë i përbërë nga Magdalina Minevska, Sofia Ivanova, Kamelija Petrova, Rejçëll Stojanov dhe Margarita Vasileva përfundoi në vendin e katërt në garë.