SPORT

Artikull

Tre medalje ari dhe një argjendi për Kalejn dhe Nikollovën në finalet e Kupës Evropiane në Baku

Dielë, 5 Maj 2024, 10:16

Borjana Kalejn, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Facebook

Borjana Kalejn, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Facebook

Madhësia e shkronjave

Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës ritmike, që po mbahet në Baku. Borjana Kalejn fitoi një medalje të artë me top dhe fjongo, si dhe një medalje të argjendtë me rreth, ndërsa Stilijana Nikollova u bë kampione e birilave.
Ansambli bullgar i përbërë nga Magdalina Minevska, Sofia Ivanova, Kamelija Petrova, Rejçëll Stojanov dhe Margarita Vasileva fitoi medaljen e artë në finale me tre shirita dhe dy topa dhe u rendit i treti me kombinimin pesë rrathë.
Gjimnastet tona deri më tani kanë fituar tetë medalje - pesë të arta, dy të argjendta dhe një medalje të bronztë, pasi dje kampione për femra u shpall Stilijana Nikollova, ndërsa vajzat tona u renditën në vend të dytë në garën ekipore.
Më vonë gjatë ditës së sotme, ansambli bullgar, i cili përfundoi i katërti në shumëgarësh, do të garojë për medalje në finalet me pesë rreth dhe tre shirita dhe me dy topa. Në finalet e vajzave do të marrin pjesë Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova.