LAJME

Artikull

Njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u ndalua për furnizim me karburant bërthamor

Dielë, 5 Maj 2024, 13:42

Njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u ndalua për furnizim me karburant bërthamor

FOTO: Centrali atomik "Kozlloduj"

Madhësia e shkronjave

Njësia 5 e centralit atomik “Kozlloduj” është mbyllur për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor deri në mesin e qershorit të këtij viti, raporton uzina.
Si pjesë e programit të diversifikimit, reaktori do të ngarkohet me kaseta të prodhuara nga kompania amerikane Westinghouse.
Gjatë çdo rimbushjeje vjetore, një e katërta e kasetave në reaktor do të zëvendësohet. Kështu, procesi i kalimit gradual në karburantin e ri bërthamor do të zgjasë 4 vjet.