Artikull
Të krishterët nderojnë Shën Gjergjin Fitimtar
Hënë 6 Maj 2024 01:45
Hënë, 6 Maj 2024, 01:45
Një ikonë ortodokse bizantine e Shën Gjergjit, shekulli i 14-të, Kostandinopojë
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Kisha Ortodokse Bullgare nderon sot Shën Gjergjin Fitimtar - një nga martirët e parë për besimin. Ai jetoi në kohën e perandorit romak Dioklecian dhe iu bashkua ushtrisë si adoleshent. Vetëm 20 vjeç u bë anëtar i këshillit shtetëror. Kur filluan persekutimet kundër të krishterëve, Shën Gjergji refuzoi të merrte pjesë në to. Falë besimit të tij të fortë, ai u rezistoi të gjitha torturave. Duke parë qëndrueshmërinë e tij, shumë besuan në Krishtin, përfshirë Aleksandrën - gruan e perandorit. Me urdhër të tij, Shën Gjergji u pre me shpatë.
Për bullgarët, dita e Shën Gjergjit është një nga festat më të nderuara kombëtare, që shënon fillimin e verës dhe vitin e ri ekonomik. Në këtë ditë bëhet kurban për nder të Shën Gjergjit, piqet një qengj dhe mblidhet e gjithë familja në tryezën festive.
Publikoi / Publikuan: БНР екип