Artikull
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev: Bullgaria ka pasur, ka dhe do të ketë luftëtarë të mëdhenj
Hënë 6 Maj 2024 09:00
Hënë, 6 Maj 2024, 09:00
Dimitër Gllavçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Populli ynë do ta kujtojë gjithmonë heroizmin e gjeneralëve, oficerëve, rreshterëve dhe ushtarëve bullgarë”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev me rastin e ditës së sotme të guximit dhe festës së ushtrisë bullgare. Sipas tij, Bullgaria ka pasur, ka dhe do të ketë luftëtarë të mëdhenj dhe ushtria jonë kujton beteja të lavdishme.
Bashkëkryetari i DPS Deljan Peevski uroi festën e luftëtarëve bullgarë, burra dhe gra, të cilët ia kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së atdheut. “Në kohë luftërash dhe sfidash të shumta, uniteti dhe bashkimi, në emër të sigurisë së përbashkët dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, janë forca jonë më e madhe. Ditën e Shën Gjergjit, Hëdrelez, Hëderlez, Edrelez, e festojnë të gjitha etnitë dhe fetë, si simbol i ripërtëritjes së natyrës, pjellorisë dhe begatisë”, shprehet ai.
Publikoi / Publikuan: БНР екип