LAJME

Artikull

Po i marrim F-16-ët e parë në fillim të vitit të ardhshëm

Hënë, 6 Maj 2024, 13:03

Po i marrim F-16-ët e parë në fillim të vitit të ardhshëm

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Avionët e parë luftarakë F-16 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2025, tha për BNT ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në vjeshtë, pilotët bullgarë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara se si t’i drejtojnë avionët. Gjithashtu vitin e ardhshëm do të marrim mjetet e reja luftarake “Stryker”.
Sipas ministrit, modernizimi i ushtrisë është duke u zhvilluar dhe njerëzit e shohin të ardhmen me avionë, mjete luftarake dhe anije të reja. Sipas tij, rritja e pagave të ushtarakëve është një mjet i rëndësishëm por i pamjaftueshëm. “Tani përgjegjësia bie mbi udhëheqjen politike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe udhëheqjen ushtarake për të zhvilluar mekanizma të tjerë për ta bërë profesionin e ushtarakut tërheqës”, komentoi ai.
Mungesa e pajisjeve është më alarmante në Forcat Tokësore dhe në veçanti në brigadat tona kryesore luftarake, të cilat sipas kërkesave të reja të NATO-s duhet të mbajnë një nivel të lartë gatishmërie, është i mendimit Atanas Zaprjanov.