Artikull
Ambasadori bullgar nuk do të jetë i pranishëm në betimin e Vladimir Putinit
Martë 7 Maj 2024 09:24
Martë, 7 Maj 2024, 09:24
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë presidencial, bëri të ditur një burim diplomatik për BNR. Më herët, shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Josep Borrell tha se ai u kishte dërguar një letër vendeve anëtare që të mos merrnin pjesë në ceremoni. "Gjëja e duhur është të mos merret pjesë në këtë inaugurim. Këshilla ime ishte që kjo të mos bëhej, dhe mendoj se shumica e vendeve anëtare nuk do të marrin pjesë. Do të jetë e vështirë për ukrainasit dhe shumë njerëz në botë të kuptojnë se pasi Putini kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe pas kontestimit të zgjedhjeve që nuk ishin as të lira e as të drejta, të merrnim pjesë në inaugurim”, thekson Borrell.
Publikoi / Publikuan: БНР екип