Artikull
OSTAVA me një "Test" për botën tonë sot dhe dashurinë
Mërkurë 8 Maj 2024 05:20
Mërkurë, 8 Maj 2024, 05:20
FOTO: Vasill Stefanov
Madhësia e shkronjave
"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë botën e ndryshuar dhe dashurinë. Së fundmi muzikantët prezantuan videoklipin e këngës së fundit nga albumi i tyre “Oksigjeni”. Kënga ndërthur tingujt punk dhe pop - një përzierje që të gjithë në grup e pëlqejnë vërtet. Autori i muzikës dhe tekstit - kitaristi i "Ostava" Georgi Georgiev - shpjegon se mbi aranzhimin e "Test" kanë marrë pjesë të gjithë nga grupi.
“Bëhet fjalë për testin në një marrëdhënie, pyetjet, vendimet, kompromiset dhe kufijtë. Bëhet fjalë për takimet mes njerëzve, për fazat që kalojnë dhe mbi të gjitha për çështjen e faljes, e cila më emocionon shumë, si një purgator i emocioneve të akumuluara negative. Dashuria si një test” – shtoi gjithashtu ai.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип