Artikull
Ambicia e qeverisë teknike është të aplikojë euron në vitin 2025
Mërkurë 8 Maj 2024 12:28
Mërkurë, 8 Maj 2024, 12:28
FOTO: Qendra e Shtypit e Qeverisë
Madhësia e shkronjave
Në takimin me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se detyra kryesore e qeverisë në krye me të është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por në të njëjtën kohë, kabineti vazhdon të punojë për prioritetet kryesore të jashtme të vendit - hyrjen në Shengen me rrugë tokësore, pranimin në Eurozonë dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Kryeministri theksoi se ambicia jonë është vënia e monedhës së përbashkët evropiane në qarkullim në vitin 2025 dhe në këtë drejtim presim mbështetje nga anëtarët e Eurozonës. Në takim u diskutua edhe siguria në Detin e Zi, zhvillimet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.