Artikull
Centrali atomik “Kozlloduj” plotëson të gjitha standardet globale të sigurisë
Enjte 9 Maj 2024 06:01
Enjte, 9 Maj 2024, 06:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Centrali atomik “Kozlloduj” mori vlerësimin më të lartë të mundshëm në shkallën e Aociacioni Botëror i Operatorëve Bërthamor (WANO) - kategoria A, njoftoi centrali. Kategorizimi i të gjitha centraleve bërthamore të bashkuara në asociacion kryhet çdo vit bazuar në kritere specifike që pasqyrojnë sigurinë operacionale, nivelin e ndërveprimit dhe mirëmbajtjen brenda organizatës. Analiza dhe vlerësimi konfirmojnë nivelin maksimal të zbatimit nga centrali bërthamor “Kozlloduj” të të gjithë treguesve. Centrali bullgar është shpërblyer për pjesëmarrjen e tij aktive në programet e Aociacionit Botëror të Operatorëve Bërthamorë dhe është një partner i preferuar në ofrimin e mbështetjes për termocentralet e tjera bërthamore. Në këtë mënyrë, pikat e forta dhe praktikat e mira në centralin bërthamor “Kozlloduj” bëhen të disponueshme për komunitetin global profesional bërthamor, raporton BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип