Enjte 9 Maj 2024 07:22
Enjte, 9 Maj 2024, 07:22
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të mëdha në BNR dhe do ta njohë publikun me njerëzit që ndodhen çdo ditë para mikrofonit të radios kombëtare. Një reporter special i TikTok do të prezantojë të ftuarit e njohur që frekuentojnë shpesh radion. Gjithashtu do të shfaqen klipe të shkurtra nga seritë e videokastit - "Patrulla", "Prova e Florës", "Turisti" dhe "Fol...". Nuk është rastësi që pikërisht më 9 maj, në Ditën e Evropës, një vit më parë, u lançua në YouTube video kanali “Podkasti” i BNR, i cili tashmë numëron afro 3.5 milionë shikime, ku audienca e të rinjve përbën 70% të shikuesve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип