POLITIKË

Artikull

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Enjte, 9 Maj 2024, 08:31

Presidenti Radev

Presidenti Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ditën e Evropës, le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 79 viteve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ngritjen ceremoniale të flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Radev u bëri thirrje kandidatëve bullgarë për eurodeputetë të shprehin qëndrimin e tyre nëse duhet të hiqet parimi i konsensusit kur merren vendime për politikën e jashtme në BE.
Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të dëshirojë të ndjekë rrugën e Evropës apo do të marrë një drejtim tjetër. Kështu Radev komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoninë e Veriut dhe përsëri theksoi se mbështet integrimin evropian të Shkupit.