Artikull
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm: “Shkupi të përmbushë kërkesat e BE-së”
Enjte 9 Maj 2024 11:58
Enjte, 9 Maj 2024, 11:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk mund të bëjmë më shumë kompromise, tha kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev para gazetarëve në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e zhvillimit evropian të ish-republikës jugosllave. Gllavçev bëri thirrje që të pritet derisa të bëhet e qartë se cila do të jetë përbërja e qeverisë së re në Shkup. "Shpresoj se ata do të vazhdojnë perspektivën e tyre evropiane. Vendi ynë nuk mund të bëj më shumë kompromise. Qëndrimi ynë është pan-evropian. Është e qartë për miqtë tanë që nëse nuk i respektojnë kërkesat për anëtarësim në BE, nuk do të ketë anëtarësim." tha Gllavçev. Kryeministri në detyrë mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së me rastin e Ditës së Evropës para institucionit presidencial.
Publikoi / Publikuan: БНР екип