MUZIKË

Artikull

Muzikantët e grupit D2 festojnë 25 vjet në skenë me një koncert

Premte, 10 Maj 2024, 04:35

Muzikantët e grupit D2 festojnë 25 vjet në skenë me një koncert

FOTO: Facebook / D2

Madhësia e shkronjave

25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

FOTO: Facebook / D2

Grupi u krijua në fund të vitit 1998 nga Dimitër Kërnev. Anëtari i dytë që u bashkua ishte këngëtari Diço T. Hristov, i cili më vonë filloi një karrierë të pavarur dhe Dejan Kamenov u bë frontmen. Gjatë viteve, grupi realizoi disa turne në vend dhe u prezantua në festivale bullgare dhe ndërkombëtare, si Eurosonic (Holandë), Rock'N'Coke (Turqi), Rock for People (Republika Çeke), etj. Janë të shumta edhe  dekoratat muzikore në karrierën e  grupit D2.Mestyre janë “Grupi i Vitit”, “Albumi i Vitit”, “Hiti i Vitit” etj. D2 dy herë fitoi Çmimin e Madh në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera e Artë”.

FOTO: Facebook / D2

Anëtarët aktualë të grupit janë Dimitër Kërnev (kitarë), Aleksandër Obretenov (bas kitarë), Vasill Vutev (bateri), Radostin Vasilev (vokal). Grupi ka katër albume të incizuara. I pari - "Vajza e akullt" (2000) - është produkti muzikor më i shitur në tregun bullgar në njëzet vitet e fundit me më shumë se 100 000 kopje.
Grupi D2 aktualisht është duke punuar mbi një album përvjetor me të ftuar specialë, i cili përfshin disa nga këngët më të njohura të formacionit, si dhe shumë kompozime të reja.
Teksti i këngës "Këtu dhe Tani" u krijua nga mjeshtri i poezisë rok Aleksandër Petrov së bashku me muzikantët e grupit D2, të cilën e bënë si muzikën ashtu edhe aranzhimin.  
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / D2

Publikoi / Publikuan: БНР екип