Artikull
Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë
Premte 10 Maj 2024 06:16
Premte, 10 Maj 2024, 06:16
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e shtypit e presidentit. Radev theksoi vendosmërinë e Sofjes për të zgjeruar shkëmbimet ekonomike, arsimore dhe kulturore me Kosovën, gjë që do të ketë një efekt pozitiv për bullgarët atje. 40 bullgarë kosovarë u diplomuan me sukses në shkollat e larta bullgare në vitin 2023, theksoi presidenti dhe bëri thirrje që bullgarët nga Kosova të inkurajohen që të marrin arsim të lartë në universitetet bullgare. Përfaqësuesit e komunitetit bullgar ngritën pyetje rreth rritjes së investimeve bullgare në Kosovë, përfshirë në zonat me bullgarë etnikë, për mësimin e gjuhës bullgare dhe për lehtësimin e aksesit në shtetësinë bullgare. U diskutua edhe procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili aktualisht është duke u zhvilluar në Kosovë, si dhe për sfidat me të cilat përballen vendbanimet e vogla dhe të vështirë të arritshme ku jetojnë bullgarët.