Artikull
Sofja ishte organizatore e një forumi të inteligjencës së NATO-së
Premte 10 Maj 2024 07:43
Premte, 10 Maj 2024, 07:43
FOTO: dis.mod.bg
Madhësia e shkronjave
Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi Informativ Ushtarak. Forumi u organizua në kuadrin e rritjes së rolit të ofrimit të inteligjencës në operacionet e NATO-së, në sfondin e situatës së komplikuar pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Tema e bisedimeve ishte përmirësimi i produktit informativ të ofruar në kohë dhe cilësor për nevojat e organeve qeverisëse në komunitet. Mikpritja e Shërbimit të "Inteligjencës Ushtarake" tregoi edhe një herë rolin dhe përpjekjet e Bullgarisë në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj NATO-së.
Publikoi / Publikuan: БНР екип