Artikull
Bullgaria dhe Koreja e Jugut forcojnë lidhjet energjetike
Premte 10 Maj 2024 12:47
Premte, 10 Maj 2024, 12:47
FOTO: Ministria e Energjetikës
Madhësia e shkronjave
Bullgarët dhe Koreja e Jugut do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur kontaktet në fushën e energjisë. Kështu ranë dakord ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe ambasadori i Republikës së Koresë së Jugut në vendin tonë Bae Jongin.
Ministria e Energjetikës kujton se me një vendim të Asamblesë Kombëtare të datës 23 shkurt 2024, kompania koreano-jugore "Hyundai Engineering and Construction" u përzgjodh për të zhvilluar negociatat për një ndërtues të mundshëm të njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” me teknologjinë AR 1000 të kompanisë amerikane “Westinghouse”.
Një tjetër temë e diskutuar ishte bashkëpunimi i mundshëm në tregun e gazit të lëngshëm natyror. Republika e Koresë së Jugut është një nga importuesit më të mëdhenj të produktit energjetik në botë dhe vendi bullgar ka një interes serioz për blerjet për të siguruar diversifikim shtesë dhe siguri energjetike, theksoi Malinov.