LAJME

Artikull

Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare para zgjedhjeve: Monitorohet edhe për ndërhyrje nga shtetet e huaja

Premte, 10 Maj 2024, 14:31

Pllamen Tonçev - kryetar i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare

Pllamen Tonçev - kryetar i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministria e Brendshme do të tregojë se është një sistem i depolitizuar dhe i përket vetëm qytetarëve bullgarë. Këtë e ka siguruar në ditën e parë të fushatës parazgjedhore për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Kombëtar më 9 qershor, ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. Ai theksoi se do të garantohet drejtësia e zgjedhjeve. Do të hetohen raportet për blerje votash dhe shkelje të tjera. Kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, siguroi se po monitorohet për ndërhyrje të shteteve të huaja dhe grupeve me qëndrime ekstreme.