EKONOMI

Artikull

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

Dielë, 12 Maj 2024, 04:10

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007 personave mbi 18 vjeç në periudhën 27 Prill - 9 Maj. Sipas 39 për qind të të anketuarve, anëtarësimi në Eurozonë do të ketë një efekt pozitiv në ekonomi dhe të ardhura. 14 për qind e të pyeturve nuk kanë asnjë mendim për këtë çështje. Sa i përket hyrjes në Shengen, të anketuarit janë njëzëri se kjo do të jetë e rëndësishme dhe e dobishme për Bullgarinë. 68 për qind ndajnë këtë mendim. 11 për qind janë neutralë dhe 21 për qind nuk ​​pajtohen.
Lexoi më shumë: