Artikull
EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari
Dielë 12 Maj 2024 06:10
Dielë, 12 Maj 2024, 06:10
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare të BE-së, të publikuar dhe të cituar nga BTA. Në vitin 2023, përqindja e bullgarëve të rrezikuar nga varfëria ishte 30%, në 2022 ishte 32.2%, ndërsa për të gjithë BE-në ishte 21.6%.
Në vitin 2023, të ardhurat e 20% më të pasur të popullsisë së Bullgarisë ishin 6.6 herë më të larta se ato të 20% më të varfër. Në vitin 2022, kjo diferencë ishte edhe më e madhe – 7.3 herë, me një mesatare të BE-së 4.7 herë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип