LAJME

Artikull

Hutët lejuan që emisarë të Kryqit të Kuq ta takojnë ekuipazhin e “ Galaxy Leader”

Hënë, 13 Maj 2024, 08:12

Galaxy Leader

Galaxy Leader

FOTO: Rojters

Madhësia e shkronjave

Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më 12 maj, njoftoi agjencia Xinhua, e cituar nga BTA. Në mesin e ekuipazhit prej 25 anëtarësh, të rrëmbyer në nëntor, janë edhe dy bullgarë, kapiteni dhe ndihmësi i kapitenit. Detarët e tjerë janë 17 filipinas, tre ukrainas, një rumun dhe dy meksikanë. Hutët thanë në një deklaratë se një delegacion i Kryqit të Kuq ka takuar ekuipazhin në bordin e anijes pranë portit Hodejda në Jemenin Perëndimor të kontrolluar nga grupi i lidhur me Iranin dhe është njohur me gjendjen e tyre shëndetësore. Një gazetar i Xinhua-s që ka shoqëruar përfaqësuesit e Kryqit të Kuq e ka konfirmuar takimin. Sipas gazetarit, të gjithë marinarët duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore.