LAJME

Artikull

SHBA mund të na ndihmojë me studimin e një korridori energjetik Lindje-Perëndim

Hënë, 13 Maj 2024, 11:24

SHBA mund të na ndihmojë me studimin e një korridori energjetik Lindje-Perëndim

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Operatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e aktiviteteve të kërkimit për një korridor energjetik "Lindje-Perëndim" që do të lidhë operatorët e Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë. Kjo u bë e qartë në një takim në Sofje midis ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov dhe drejtorit rajonal për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Evropën dhe Azinë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (USTDA) Karl lKres. USTDA financon projekte kyçe dhe bashkëpunon me kompanitë për të zhvilluar infrastrukturë të qëndrueshme dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik në vendet partnere, saktësojnë nga Ministria e Energjetiks. Në takim u diskutuan projekt-propozime specifike në fushën e energjisë bërthamore, duke përfshirë diversifikimin e karburanteve për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”, menaxhimin e mbetjeve bërthamore, zhvillimin e hidrogjenit, zgjerimin e rrjeteve të transmetimit të energjisë, etj.