LAJME

Artikull

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Martë, 14 Maj 2024, 03:10

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

FOTO: manoftheyear.bg

Madhësia e shkronjave

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov, romani i të cilit "Strehim kohe" u bë libri i parë bullgar që u vlerësua me çmimin prestigjioz letrar Booker dhe Raijço Rajçev - themelues i një kompanie bullgare për zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë dhe të hapësirës ajrore, e cila në fillim të vitit 2023 lëshoi ​​satelitin e saj në bordin e raketës Falcon-9 të SpaceX.

От ляво надясно: Александър Везенков, Георги Господинов и Райчо Райчев

FOTO: manoftheyear.bg

Konkursi “Burri i vitit" organizohet që nga viti 1990. Në mesin e të shpërblyerve janë presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev, presidentët Petar Stojanov dhe Georgi Përvanov, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov dhe të tjerë.