Artikull
"Sillvia" – persona të njohur interpretojnë një këngë emblematike nga repertori i Vëllezërve Argirovi
Martë 14 Maj 2024 05:00
Martë, 14 Maj 2024, 05:00
FOTO: Facebook / Artistë këngëtarë
Madhësia e shkronjave
"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi.
Kënga është një version i ri i "Parandjenjë për një varg" nga albumi "Një vajzë për dy" i Vëllezërve Argirovi, i publikuar në vitin 1983. Me versionin e ri të këngës emblematike të duetit, ekipi i projektit "Artistë që këndojnë" / figura të njohura nga bota artistike bullgare interpretojnë këngë të krijuara posaçërisht për ta / i uruan për dy përvjetorë, të cilët binjakët i festuan me një koncert - 65-vjetorin e ditëlindjes së tyre dhe 40 vjet në skenë.
Muzikën e krijoi Kuzman Birboçukov, tekstin e shkroi Ivan Borisllavov. Aranzhimin e ri e bëri Georgi Cvetkov. Në këngë Vencisllav Bllagoev luan në bori. Në realizimin e këngës “Sillvia” janë përfshirë aktore, drejtues televizivë dhe radio: vokalet i interpretojnë aktorja Allbena Mihova, Milica Bozhinova nga grupi “Tonika”, gazetarja Petja Dikova dhe këngëtarja e re Zhaklin Tarakçi. Përveç tyre, në video janë edhe gazetarja Ljuba Pashova, Georgi Cvetkov, vet Vëllezërit Argirovi si dhe prezantuesi radio dhe redaktor muzikor Jordan Georgiev.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип