Artikull
Shkencëtarët bullgarë dhe të huaj diskutojnë gjuhën bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën
Mërkurë 15 Maj 2024 03:05
Mërkurë, 15 Maj 2024, 03:05
FOTO: Akademia Bullgare e Shkencave
Madhësia e shkronjave
Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Sofje. Sipas traditës, forumi shqyrton arritjet dhe tendencat në fushën e studimit të gjuhës bullgare në Bullgari dhe në mbarë botën.
Mes lektorëve të huaj do të jetë Andrea Radu-Bezhenaru (Universiteti i Bukureshtit) - mbi motivimin për të mësuar gjuhën bullgare si gjuhë e dytë; Raqi Bello (Universiteti i Tiranës, Shqipëri) - për bullgarët dhe gjuhën bullgare në Shqipëri; Ollga Novak (Universiteti Kombëtar i Odesa "I. I. Meçnikov", Ukrainë) - për aspektet sociolinguistike të studimit të të folurit bullgar në Besarabi, etj.
Publikoi / Publikuan: БНР екип