MUZIKË

Artikull

“Mirëmbrëma, xhaz!” – koncert i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

Mërkurë, 15 Maj 2024, 06:05

Angell Zaberski dhe Big Bendi i BNR-së

Angell Zaberski dhe Big Bendi i BNR-së

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe aranzhime origjinale të pianistit dhe kompozitor Angell Zaberski - bir.
Maja Rajkova, producente e muzikës bullgare në BNR, prezanton koncertin ashtu:
"Mirëmbrëma, xhaz!" është një rrugëtim muzikor me pjesë të përzgjedhura nga repertori i Big Bendit të BNR. Veprat janë të zgjedhura ashtu që të mbushin publikun me emocione pozitive dhe një humor të mrekullueshëm. Dirigjenti i ftuar është një nga muzikantët më të ndritur të xhazit bullgar - Angell Zaberski - bir. Ai ka punuar më shumë se një herë me muzikantët e orkestrës si dirigjent, aranzhues dhe autor i pjesëve të reja bullgare”.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova