LAJME

Artikull

Bullgaria të reklamohet si një vend me tradita shekullore në prodhimin e verës kërkojnë vreshtarët

Mërkurë, 15 Maj 2024, 11:19

Bullgaria të reklamohet si një vend me tradita shekullore në prodhimin e verës kërkojnë vreshtarët

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Vreshtat në Bullgari janë në rënie drastike. Këtë e lajmëroi në BNR-në Atanas Vasilev - Kryetar i Bordit të Shoqatës Kombëtare të Vreshtarëve Bullgarë. “Ne ishim të katërt në botë me 1.8 milionë dynym vreshta në vitet 90-të të shekullit të kaluar, por aktualisht vreshtat e kultivuara në Bullgari nuk janë më shumë se 180 mijë dynym. Kemi një ulje 10-fish", shpjegoi Vasilev. Sipas tij, problemi qëndron në politikën e shtetit ndaj sektorit. Shumë nga vreshtarët po fokusohen në shkuljen e plantacioneve të tyre, pasi e kanë të vështirë të mbulojnë shpenzimet. Ai gjithashtu theksoi se në tregjet e huaja, Bullgaria njihet si prodhues i verës në segmentin e çmimeve të ulëta, në vend që të promovohet si një vend me tradita shekullore në prodhimin e verës cilësore. Duhet një koncept i qartë për zhvillimin e degës së paku për 10 vitet e ardhshme, theksoi Vasilev.