Artikull
Moda nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të prezantohet nga Arkivi Shtetëror
Enjte 16 Maj 2024 03:10
Enjte, 16 Maj 2024, 03:10
Pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë “Mbretëresha e plazhit”. 1936
FOTO: Agjencia Shtetërore “Arkivat”
Madhësia e shkronjave
“Moda në pasqyrën e një shekulli – nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të” – me këtë titull, Agjencia Shtetërore “Arkivat” prezanton në një ekspozitë me mbi 120 foto dhe artefakte origjinale ndryshimin e veshjeve dhe aksesorët në një nga segmentet më interesante të historisë së re bullgare.
Panele të veçanta ilustrojnë petkat e grave, burrave, fëmijëve, dasmave, modës së pallatit, aksesorëve, uniformave, veshjeve të sportit, plazhit dhe karnavaleve, si dhe modele flokësh gjatë këtyre gati 100 viteve.
Млада жена с рокля, стилизирана като носия. 1910 г.
FOTO: Държавна агенция „Архиви“
Ekspozita mund të shihet nga data 16 maj deri më 15 qershor 2024 në sallën e ekspozitës së Agjencisë së Arkivave në Sofje. Ajo do të jetë e hapur edhe në Natën e Muzeve dhe Galerive – 18 maj, nga ora 17:00 deri në mesënatë.
Foto: Agjencia Shtetërore “Arkivat”
Publikoi / Publikuan: БНР екип