LAJME

Artikull

Ekonomia që vuan nga mungesa e personelit ka një rezervë të madhe të papunësh

Enjte, 16 Maj 2024, 06:24

Smilen Vëllov

Smilen Vëllov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen Vëllov. Profili i personit më joaktiv në vend është një grua 56-vjeçare me arsim të mesëm, banuese në qytet. Agjencia do të bëjë një “regjistër për joaktivët”, i cili do të ndihmojë në nxitjen e këtij potenciali, theksoi Vëllov. “Për momentin është veçanërisht e rrezikshme t'i lëmë jashtë mbështetjes shtetërore, veçanërisht të rinjtë që as nuk studiojnë e as nuk punojnë, sepse ata janë e ardhmja”, theksoi Vëlovi. Ai shtoi se 56 për qind e atyre që u aktivizuan deri më tani nga Agjencia e gjejnë vendin e tyre në tregun e punës.