Artikull
Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”
Premte 17 Maj 2024 08:14
Premte, 17 Maj 2024, 08:14
FOTO: gpgroup.bg
Madhësia e shkronjave
Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet në një njoftim në faqen e gjykatës. Teksti i sfiduar nga presidenti është në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të Ligjit për Kontrollin e Zbatimit të Masave Kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë. Radev iu drejtua gjykatës më 8 prill me arsyetimin se “vendimet në sektorin e energjisë duhet gjithmonë të mbështeten në nevojën e besueshmërisë dhe furnizimve të pandërprerë dhe në garantimin e çmimeve të përballueshme për qytetarët dhe industrinë”. Terminali “Rosenec” u shfrytëzua me një koncesion afatgjatë nga Rafineria ruse e Naftës “Lukoil-Burgas”.
Publikoi / Publikuan: БНР екип