Artikull
Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të
Premte 17 Maj 2024 08:37
Premte, 17 Maj 2024, 08:37
FOTO: pixabay
Madhësia e shkronjave
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te demokracia në vitin 2023 u rrit në krahasim me vitin 2018, kur ishte 44 për qind. Një pjesë e konsiderueshme - 49 për qind e të pyeturve miratojnë kufizimin e disa të drejtave dhe lirive demokratike, përderisa 41 për qind nuk janë dakord. 49 për qind e miratojnë idenë “të ketë një lider të fortë që nuk merret me parlamentin dhe zgjedhjet”. Sipas këtij treguesi, vendi renditet mes Turqisë - 50 për qind, dhe Meksikës - 47 për qind, të cilat kanë nivelet më të larta të mbështetjes së idesë për një lider të fortë. 37 për qind e bullgarëve janë kundër. 87 për qind e qytetarëve bullgarë duan zgjedhje të ndershme, por 65 për qind mbështesin idenë se vendimet të merren nga ekspertët dhe jo nga qeveria.
Publikoi / Publikuan: БНР екип