Artikull
"Nata Evropiane e Muzeve" me një program ndërdisiplinor në shkallë të gjerë në Sofje
Shtunë 18 Maj 2024 04:15
Shtunë, 18 Maj 2024, 04:15
FOTO: institutfrancais.bg
Madhësia e shkronjave
Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sofjes të shtunën e tretë të majit. Në programin e natës, banorët dhe të ftuarit e kryeqytetit do të kenë akses falas në një sërë ekspozitash, koncertesh, punëtorish, filmash dhe xhiro me guidë në muzetë e qytetit.
Përfshihen më shumë se 50 muze dhe galeri në kryeqytet. Instituti Francez do të hapë dyert e mediatekës midis orës 16:00 dhe 20:00 për t'i rikthyer vizitorët në zemrën e shekullit të XVIII-të me pjesën më të fundit të lojës Just Dance 2024, e cila do t'i bëjë ata të kërcejnë virtualisht në Pallatin e Versajës. (Duhet bërë regjistrim paraprak). Me rastin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Paris në orën 19:00 në sallën "Sllavejkov" do të mbahet një mbrëmje speciale me një kinema të animuar kushtuar sportit, me filmat me metrazh të shkurtër "Athleticus" dhe filmin "Trio Belleville" .
Зала „Славейков”
FOTO: institutfrancais.bg
“Qëllimi i Natës Evropiane të Muzeve, me hyrje falas, është që t'i jepet më shumë vëmendje kulturë dhe artit. Kjo është dhe është një festë familjare ku prindërit shkojnë me fëmijët e tyre, shëtisin, mësojnë gjëra të reja”, thonë organizatorët nga Bashkia e Sofjes.
Shoqata "Transporti dhe Infrastruktura e qytetit" ofron si surprizë të veçantë linjën Retro me autobusë të vjetër të rinovuar që do të qarkullojnë gjatë Natës së Muzeve nga Muzeu Historik Kombëtar, përmes Muzeut "Toka dhe njerëzit" deri në rrugën Opëllçenska çdo 20 minuta.
FOTO: Facebook / bgtransport.org
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: institutfrancais.bg, Facebook / bgtransport.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип