SHOQËRI

Artikull

Një kopje e "Thesarit të Artë të Panagjurishte" është ekspozuar në Burgas

Dielë, 19 Maj 2024, 04:10

Një kopje e "Thesarit të Artë të Panagjurishte" është ekspozuar në Burgas

FOTO: burgasmuseums.bg

Madhësia e shkronjave

Në Muzeun Arkeologjik në Burgas (Blvd. "Aleko Bogoridi" 21) u hap ekspozita "Thesari i Artë i Panagjurishtes". Kopja muzeale e thesarit më të famshëm bullgar është kthyer së fundmi nga një vizitë në Dubai dhe tani është e ekspozuar në sallën "Tresor" të Muzeut Arkeologjik - Burgas, ku mund të shikohet deri më 30 gusht 2024.
Të nëntë e enët e thesarit, të bëra prej ari 23 karatësh, janë të ekspozuara. Dekorimi përmban skena nga mitologjia e lashtë greke, që përshkruan një numër hyjnish dhe heronjsh - Hera, Athina, Afërdita, Apolloni, Artemida, Dionisi dhe sfinksat.
Në të njëjtën sallë, pranë thesarit nga Panagjurishte, mund të shikohet "Qeramika e pikturuar nga Apollonia - Sozopol". Enët janë nga koleksioni i pasur i Muzeut Arkeologjik - Sozopol. Shumica e ekspozitave paraqesin skena të ndryshme fetare, mitologjike dhe epike. Në sallat e Muzeut Historik mund të shihni një ekspozitë kushtuar historisë së arsimit në botë dhe në vendin tonë.

FOTO: burgasmuseums.bg

Foto: burgasmuseums.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello