LAJME

Artikull

Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë rreth 10%

Hënë, 20 Maj 2024, 05:52

Vlladimir Malinov

Vlladimir Malinov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov. Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të arritur një çmim më të ulët, tha ai për bTV, por bëri thirrje për durim dhe për të pritur vendimin zyrtar të rregullatorit të energjetiks. Ai shpjegoi se buxheti i shtetit është gati të mbulojë deficitin e akumuluar në fondin “Siguria” të sistemit të energjisë elektrike.” Për shkak të këtij deficiti u arsyetua rritja e kërkuar e çmimit të energjisë elektrike. Më 20 maj pritet që Holdingu Energjetik Bullgar dhe Centrali Bërthamor “Kozlloduj” të paraqesin një kërkesë të re me një përqindje dukshëm më të ulët për rritjen e çmimit. Sipas Malinov, rritja e çmimit ndoshta do të jetë rreth 10%.