Artikull
Kryeministri paralajmëroi se ka spekulime për ushtarë bullgarë në Ukrainë
Hënë 20 Maj 2024 08:17
Hënë, 20 Maj 2024, 08:17
Dimitër Gllavçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i rregullt. Prandaj ne e bëjmë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi në një intervistë për gazetën “24 Çasa”, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev. Ai shpjegoi, se mandati është shumë i shkurtër për të humbur ditët në mosmarrëveshje për poste, prandaj ai e mori edhe Ministrinë e Jashtme. “Ka orvatje për të manipuluar opinionin publik se Bullgaria do të përfshihet në luftë. Dua të siguroj qytetarët bullgarë se ushtria jonë nuk do të dërgohet në Ukrainë në asnjë formë. Ju e dini që pa sanksionin e Kuvendit Popullor nuk mund të merret një vendim i tillë. Pra çdo thënie për këtë temë është spekulim”, thekson Gllavçev.
Publikoi / Publikuan: БНР екип