120 vjet Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov"

Martë, 21 Maj 2024, 03:35

120 vjet Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov"

FOTO: Allbena Bezovska

Madhësia e shkronjave

Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë.
Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Letërsisë Sllave.Këtë ditë, në sallën e koncerteve "Bëllgaria", në kuadër të edicionit të 55-të të Festivalit Ndërkombëtar "Javët Muzikore të Sofjes", do të mbahet Koncerti Jubilar i Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Ai i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të institucionit arsimor, si dhe 120 vjetorit të lindjes së mbrojtësit të tij, kompozitorit Ljubomir Pipkov.

FOTO: musicabulgara.com

Filarmonia e të Rinjve "Sofja" dhe Kapela Korale e të Rinjve - të dyja nën drejtimin e maestros Sllavill Dimitrov - do të prezantojnë vepra të kompozitorëve Aleksandër Borodin, Kamij Sen-Sans, Frederik Shopen, Ljubomir Pipkov dhe Panço Vlladigerov.

FOTO: sofiaphilharmonic.com

Si të ftuar specialë do të marrin pjesë yjet e dashur dhe me famë botërore pianisti Ljudmill Angellov dhe violinisti Vesko Eshkenazi, gjithashtu të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov".

FOTO: Радио Шумен

Ekspozita jubilare kushtuar Shkollës mund të shihet nga 21 maj në vet shkollë. Një kulm i saj është zbulimi i një basorelievi të kompozitorit të njohur, emrin e të cilit mban shkolla e muzikës.
Të dy aktivitetet zhvillohen nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Allbena Bezovska, musicabulgara.com, sofiaphilharmonic.com, Radio Shumen,