Artikull
Shpallën një iniciativë për të kremtuar "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë"
Martë 21 Maj 2024 08:06
Martë, 21 Maj 2024, 08:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të tre mediat publike shpallën një nismë të përbashkët - "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë". BNT, BNR dhe BTA do të krijojnë një Komitet Iniciator për të shënuar 1350 vjetorin e ardhshëm të themelimit të shtetit bullgar në 2031. Nisma është një mundësi për të folur për kontributin e Bullgarisë në Evropë. Sipas marrëveshjes, secila nga mediat kombëtare do të ketë paraqitjet e veta, njoftoi Kirill Vëllçev, drejtor i përgjithshëm i agjencisë BTA.
BNR ka një sërë kanalesh përmes të cilave komunikon me auditorin e saj. Përveç transmetimeve dhe rubrikave në eterin kombëtar, BNR do të mund të marrë pjesë në fushatën "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë" edhe përmes formacioneve të saj muzikore, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare, Milen Mitev.