SPORT

Artikull

Një grua e tretë bullgare u ngjit në majën më të lartë në Tokë

Martë, 21 Maj 2024, 08:38

Një grua e tretë bullgare u ngjit në majën më të lartë në Tokë

FOTO: Nationalgeographic

Madhësia e shkronjave

Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të njohur për momentin, Nirmal Purxha. Ai drejtoi ngjitjen së bashku me dy alpinistë të tjerë të njohur Mingma David Sherpa dhe Mingma Tenzi Sherpa. Eliteexped konfirmoi se Marieta Georgieva është në mesin e atyre që u ngjitën me sukses në Everest.
Petja Kollçeva ishte bullgarja e parë që ngjitet në Everest. Kjo ndodhi saktësisht 15 vjet më parë në maj 2009. Dy vite më parë edhe Sillvia Azdreeva u ngjit në Everest së bashku me Nirmal Purxha.
Marieta Georgieva është përfaqësuesja e 16-të bullgare që ngjit majën më të lartë në botë. Më 20 prill të këtij viti u bënë 40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest nga alpinisti ynë legjendar Hristo Prodanov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип