Artikull
Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak për të mbështetur KFOR-in në Kosovë
Martë 21 Maj 2024 12:52
Martë, 21 Maj 2024, 12:52
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar Forcat Rezervë Operative në Forcën e Stabilizimit të NATO-së në Kosovë (KFOR). Kështu, Bullgaria tashmë ka rreth 300 ushtarë në Kosovë, që është një kontribut i rëndësishëm në operacionin e KFOR-it, tha shefi i mbrojtjes, Adm. Emill Eftimov. “Ushtria bullgare, me misionin e saj jashtë vendit, përmbush politikën shtetërore për të kontribuar në stabilitetin dhe qetësinë e Ballkanit Perëndimor. Dua të theksoj se urdhri për aktivizimin e kontingjentit erdhi të premten në mbrëmje, të martën po dërgojmë një kontingjent. Ata janë të përgatitur, të certifikuar dhe jam i bindur se do t'i kryejnë detyrat”, tha gjithashtu admirali, cituar nga BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип