LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 22 majin 2024

Mot me reshje pasdites

Martë, 21 Maj 2024, 16:35

Parashikimi i motit për 22 majin 2024

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi do të mbajë vranësira dhe para përfundimit të ditës do të bjerë shi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21 deri në 27°, në kryeqytet 22°.
Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Temperaturat e ajrit do të jenë 18-21°. Uji i detit është 16-17°.
Në male do të mbajë vranësira dhe në mesditë do të ketë reshje shiu. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 17°, në 2000 m deri në 10°.
Të enjten do të mbajë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin.