EKONOMI

Artikull

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Mërkurë, 22 Maj 2024, 09:20

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat në Bullgari", organizuar nga Federatat Industriale të Sindikatës "Podkrepa" dhe të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Sipas ekspertit, rritja e pagës minimale në të ardhmen duhet të jetë 15.7 %dhe kujton se, sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, kostoja e jetesës për një punëtor është 1450 leva (728 euro). Sindikalisti shpreson të avancojnë negociatat mes sindikatave dhe Ministrisë së Punës për zbatimin e teksteve të Direktivës Evropiane të pagës minimale. Afati i fundit për zbatimin e direktivës është 15 nëntori. Më 1 shtator, ministri i çështjeve sociale duhet të përcaktojë pagën minimale për vitin e ardhshëm.