Artikull
Presidenti Rumen Radev: Vlerat tona janë busulla jonë morale
Mërkurë 22 Maj 2024 13:56
Mërkurë, 22 Maj 2024, 13:56
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë arritjet më të larta të qytetërimit tonë, për të cilat breza të tëra bënë përpjekje dhe dhanë sakrifica. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Romë në hapjen e një zyre të Organizatës Evropiane për të Drejtat Publike (EPLO), transmetoi BTA. Sipas presidentit, këto të drejta meritojnë përpjekje të vazhdueshme në kohën e sotme të pasigurisë, sfidave në rritje dhe ndryshimeve të shpejta. “Sepse vlerat tona që duhet t’i mbrojmë çdo ditë janë busulla jonë morale që duhet të ndjekim në kohë sprovash”, theksoi kreu i shtetit.
Rumen Radev, i cili më herët mbërriti për një vizitë dyditore në Itali, u pritur nga presidenti Serxho Matarella. Në hapjen e zyrës asistoi edhe presidentja e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropullu.
Publikoi / Publikuan: БНР екип