SHOQËRI

Artikull

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

Enjte, 23 Maj 2024, 07:13

Shënojmë Ditën Botërore të Breshkave

FOTO: National Geographic

Madhësia e shkronjave

Më 23 maj, shënohet Dita Botërore te Breshkave, grupi më i rrezikuar i vertebrorëve në tokë. Vetëm dy nga gjithsej 58 lloje të breshkave tokësore jetojnë në Bullgari. Ato mbrohen nga Ligji i Biodiversitetit dhe tregtimi me to, mbajtja e tyre në oborret dhe apartamentet, dhe shfaqja e tyre si atraksion janë të ndaluara. Sipas ekspertëve, vetëm 4 nga 1000 breshka krijojnë një brez dhe takimet mes tyre po bëhen gjithnjë e më të rralla për shkak të cenueshmërisë së tyre të madhe ndaj mjedisit që ndryshon me shpejtësi dhe, mbi të gjitha, ndaj ndërhyrjes njerëzore. Edhe pse janë njëqindvjeçarë, pak prej tyre arrijnë edhe pubertetin. Aktualisht, ka 328 lloje breshkash në botë - tokësore, të ujërave të ëmbla dhe detare, dhe gjysma e tyre kërcënohen me zhdukje.
Ju ftojmë të lexoni  për qendrën e vetme në Bullgari për shpëtimin e breshkave, themeluar nga Ivo Ivançev, i cili për fat të keq u nda nga jeta në vitin 2023:

Publikoi / Publikuan: БНР екип