Artikull
FBI dekoroi të ngarkuarin me postin kryeprokuror të Bullgarisë
Enjte 23 Maj 2024 09:01
Enjte, 23 Maj 2024, 09:01
Borisllav Sarafov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Drejtori i FBI-së, Kristofër Rej, dekoroi të ngarkuarin me postin kryeprokuror të Bullgarisë Borisllav Sarafov me certifikatë nderi për kontributin personal në bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Prokurorisë Bullgare dhe FBI-së në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar, njoftoi shërbimi për shtyp i Prokurorisë.
Certifikata u dorëzua në selinë e FBI-së në qytetin e Uashingtonit. Sarafov është në një vizitë pune në SHBA me ftesë të Departamentit të Drejtësisë. Borisllav Sarafov shprehu dëshirë para udhëheqjes së Akademisë së FBI-së që në Bullgari të mbahen një sërë seminaresh trajnuese me lektorë nga SHBA. Në to do të marrin pjesë magjistratë bullgarë dhe oficerë të shërbimeve speciale, me fokus kryesor krimet kibernetike dhe mbledhjen e provave elektronike.
Publikoi / Publikuan: БНР екип